Bota është vetëm një hap larg një lufte bërthamore dhe po kërcënohet nga një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë. Ky eshte paralajmerimi i sekretari te Përgjithshëm te organizates se kombeve te bashkuara Antonio Guterres.

 

ANTONIO GUTERRES

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-SË

 

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor.”

 

Këtë deklaratë  Guterres e beri gjatë  fjales hapes ne konferencën për vendet e anëtarësuara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore. Kreu i okb Guterres kerkoi me shume angazhim deri ne eleminimin e plote te armeve te rezikshme.

 

Frika per perdorimin e armeve berthamore u rikthye pas sulmit te rusise ndaj ukraines.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re