Numri në rritje i rasteve të koronavirusit në Evropë së shpejti mund të sjellë shumë spitale në kufirin e fundit të mbingarkesës, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Javën e kaluar, numri i rasteve të raportuara të koronavirusit në Evropë ishte pothuajse tre herë më i lartë se në kulmin e pandemisë në valën e parë në mars, tha udhëheqësi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Por numri i të vdekurve nga COVID-19 ishte shumë nën nivelet e marsit, shtoi ai.

Sidoqoftë, njeriu i parë i OBSH paralajmëroi se “numri i shtrimeve në spital po rritet dhe në shumë qytete ata raportojnë se do të plotësojnë kapacitetet për kujdes intensiv brenda disa javësh”.

Sezoni i gripit

Kjo tendencë shqetëson OBSH pasi sezoni i gripit në hemisferën veriore do të rrisë gjithashtu nevojën për shtretër spitalorë.

Ghebreyesus tha se shtetet duhet të miratojnë një qasje të unifikuar ndaj COVID-it dhe gripit, pasi të dy sëmundjet mund të mposhten nga e njëjta strategji – distanca, duart e pastra, maskat dhe hapësirat e ajrosura mirë.

Meqenëse nuk ka vaksina të mjaftueshme të gripit në disa vende, OBSH rekomandon që profesionistëve të shëndetit dhe të moshuarve t’u jepet përparësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re