Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në kryeqytet.

“Kjo do jetë java e fundit e kufizimit të orare në kryeqytet por do kemi fundjavë pa makina edhe dy fundjava të ardhshme, për t’iu kthyer në Tetor deri në Mars.

Deri në fund të muajit do kemi strategjinë e re për transportin publik dhe ato do hapen pjesë pjesë”, tha Rama.

Edi Rama:

Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për tu rikthyer pas sezon t të verës ku çdo të diel minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re