Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis deklaroi se faza e parë e pandemisë së COVID-19 ka kaluar pa u ndjerë, por në tetor situata do të jetë ndryshe.

Ai u shpreh se në fazën e dytë, duhet më shumë vigjilencë, sepse virusi do të pësojë mutacione.

“Në tetor bie pjesa e vapës dhe do të fillojë faza e dytë dhe e tretë. Forca goditëse e virusit do të jetë më e madhe dhe ne duhet të jemi vigjilent. Vazhdimisht virusi bën mutacione ndaj dhe është e vështirë të realizohen vaksina.

Në Shqipëri duhet hapur më shumë, më shpejt dhe ekonomia duhet të fillojë. Po të më thuash kë do të zgjedhësh vdekjen nga koronavirusi apo varfëria do të zgjidhja virusin. Duhet një hapje më e shpejtë”, u shpreh ai në Abc neps.

Ish-ministri i Shëndetësisë shtoi se vdekjet nga sëmundjet e tjera do të jenë shumë më të larta për shkak të frikës së COVID-19.

“Ka një përqindje shumë e lartë e pacientëve asimptomaik. Të gjithë duhet të jemi alert secili duhet të mbrojë veten e tij, pasi kjo situatë nuk ka mbaruar. Epidemia të ul në “gjunjë”, masat janë probleme komplekse ekonomike-shkencore”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re