Kryeministrja britanike Theresa May tha se shtyrja e Brexit ishte “një simbol i fuqishëm i dështimit politik”, që do të thotë se Britania e Madhe do të marrw pjesë në zgjedhjet evropiane në maj – gati tre vjet pas britanikët votuan për të lënë bllokun.

Në një artikull në Sunday Telegraph, May ka paralajmëruar gjithashtu se nëse deputetët nuk e mbështesin marrëveshjen e saj para samitit të Këshillit Evropian të enjten “për muaj, apo ndoshta kurrë, ne nuk do mund ta lëmë Bashkimin Evropian”.

Pritet që May të përpiqet të fitojë pëlqimin parlamentar për marrëveshjen e saj Brexit për herë të tretë në një javë. Pas disa muajsh polemikë politike, deputetët votuan të enjten për ta shtyrë Brexit.

Kjo ndoshta të shmangw një skenar kaotik të largimit nga BE planifikuar për 29 mars, pa marrëveshje – megjithëse përgjegjësi për miratimin ose refuzimin ka dhe BE. Komisioni Evropian tha se blloku do të konsideronte çdo kërkesë “duke marrë parasysh arsyet për kohëzgjatjen e zgjatjes së mundshme”.

Sipas ligjit, Britania është e detyruar të largohet nga BE më 29 mars, me ose pa marrëveshje, nëse nuk e anulon Brexitin ose nuk jep një shtyerje.

May po përpiqet të bindë kundërshtarët në partinë e saj konservatore dhe aleatët e saj parlamentarë për të mbështetur marrëveshjen për largimin, e cila u refuzua nga dy herë një shumicë bindëse.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re