Pak orë pas klasikes mes Tiranës dhe Vllaznisë, organizatorët e ndeshjes në Shkodër kanë vendosur të mbyllin tribunat e dedikuara për tifoët e kryeqytetit.

Kjo është bërë sipas Vllaznisë me qëllim shmangien e incidenteve, pasi grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Njoftimi i plotë i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana duke u kujdesur maksimalisht për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit.

Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics” përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet dhe misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federaten Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi.

Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim duke mbetur e njëjta situatë.

Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re