Një miliard persona mund të infektohen nga koronavirusi në të gjithë botën nëse vendeve të “cënueshme” nuk u jepet ndihmë urgjente.

Ky është paralajmërimi i bërë nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, sipas të cilit, nevojitet ndihmë financiare dhe humanitare për të ndihmuar në ngadalësimin e përhpajes globale të virusit.

Thuhet se “vendet e brishta” si Afganistani dhe Siria kanë nevojë për financim urgjent në mënyrë që të shmanget një epidemi e përmasave të mëdha. Gjithashtu paralajmërohet se mbetet shumë pak kohë për të bërë gati një përgjigjë të mirë e të fortë ndaj situatës.

Në raportin e përgatitur nga KNSH, i cili bazohet në modelet dhe të dhënat të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Imperial College London, vlerësohet se virusi korona mund të infektojë deri mes 500 milion deri në miliardë persona në të gjithë globin.

Gjithashtu parashikohet se si pasojë e Covid-19 mund të kemi më shumë se 3 milionë vdekje në të gjithë globin. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re