Patriarku i Moskës dhe i tërë Rusisë, Kiril, tha se kapaciteti për mbledhjen e të dhënave me pajisje të tilla si smartfonë, mund ta sjellë njerëzimin më pranë ardhjes së AntiKrishtit.

Në një intervistë të transmetuar nga televizioni shtetëror, Kiril tha se Kisha nuk e kundërshton progresin teknologjik, por është e shqetësuar sepse “dikush mund ta dijë gjithmonë vendin tuaj të saktë, e di saktësisht se çfarë janë interesat tuaja, di saktësisht se çfarë keni frikë” dhe se një informacion i tillë mund të përdoret për kontrollin e centralizuar të botës.

“Kontrolli me një pikë është parashikimi i ardhjes së AntiKrishtit, nëse flasim për pikëpamjen e krishterë të gjërave. AntiKrishti është personi që do të jetë në ballë të një
rrjeti botëror që kontrollon gjithë racën njerëzore”, tha patriarku rus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re