Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile ka reaguar mbrëmjen e sotme për kushtet e motit ‘ekstrem’ që pritet të përfshijë vendin tonë në ditët në vijim.

Sipas këtij njoftimi, temperaturat pritet të zbresin deri në -18 gradë celcius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa në Tiranë termometri do të shënojë deri në -8 gradë.

Ndër të tjera, Agjencia thotë se kulmi i temperaturave të ulëta pritet ditën e hënë, ndërkohë në njoftim theksohet se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

 

NJOFTIMI

Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re