Disa agjenci meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë shkatërrime në disa shtete.

Sipas agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një Uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon, raporton Abc News.

Alarmi është dhënë për shtetet e Greqisë dhe Turqisë, pasi aty eshte rruga e cila parashikohet të ketë uragan.

Mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h. Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtatori, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve të bërë nga meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re