Ministrat nga Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Gjermania dhe Holanda ranë dakord për planet për bashkëpunim në luftën kundër migracionit të paligjshëm në të gjithë Evropën dhe kontrabandistëve të paligjshëm që veprojnë në Kanalin Anglez.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, diskutoi mbi emigracionin në një takim në Bruksel me kolegë nga një grup vendesh të Evropës veriore, të quajtur Grupi Calais, raporton Reuters.

Numri i emigrantëve që hynë ilegalisht në Angli me varka të vogla është rritur në një rekord këtë vit, duke riaktivizuar një çështje të nxehtë për të cilën Britania e Madhe dhe fqinjët e saj evropianë, kryesisht Franca, kanë qenë në mosmarrëveshje të hidhur.

Një problem i zakonshëm

“Vendet në të gjithë Evropën duhet të punojnë ngushtë së bashku për të goditur imigracionin e paligjshëm dhe për të thyer zinxhirët e trafikantëve të njerëzve përpara se këto çështje të arrijnë kufijtë tanë,” tha Braverman.

Ajo tha se “Grupi Calais mbajti bisedime konstruktive për të gjetur zgjidhje që përfitojnë të gjitha vendet dhe për të sjellë shpejt para drejtësisë kriminelët që përfitojnë nga mjerimi njerëzor”.

Ministrat mbështetën marrëveshjen e bashkëpunimit midis Britanisë së Madhe dhe Frontex, Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, në aksionin për parandalimin e migracionit të paligjshëm.

Më konkretisht, është fjala për një valë kryesisht shqiptarësh, për të cilët ministrja Braverman e quajti “një pushtim”, duke provokuar reagime nga Tirana zyrtare.

Më së shumti janë shqiptarët ata që po kalojnë Kanalin Anglez(La Manche) me gomone, rezultat i një vale emigrimi jo vetëm nga Shqipëria por nga i gjithë rajoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re