Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka urdhëruar ushtrisë të përgatitet për një operacion ushtarak “në shkallë shumë të gjerë” në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi dy ushtarë izraelitë dhe dy palestinezë u vranë në një përleshje pranë Hebronit.
Ai njoftoi se forcat izraelite do të hyjnë në vendbanimet palestineze, do të zhvendosin banorët, do të kontrollojnë shtëpitë dhe do të shkatërrojnë objektet që autoritetet izraelite i konsiderojnë pjesë të “infrastrukturës terroriste”. Operacioni, tha ai, mund të jetë një nga më të mëdhenjtë në zonë në dekada.
Vendimi erdhi pasi ushtria izraelite tha se kishte penguar një sulm nga dy palestinezë të armatosur pranë një pike kontrolli pranë Hebronit të premten.
Njoftimi i operacionit të ri vjen në një kohë tensionesh të larta në Bregun Perëndimor të pushtuar, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, raporton The Guardian.
Por thënë ndryshe, ky është një paralajmërim për një Gaza nr. 2.
Por a ka kjo lidhje me Shqipërinë, me situatën te ne? Drejtpërdrejt jo, tërthorazi po. Dhe jo thjesht se njeriu-djall që e paralajmëron këtë është mik për kokë i Edi Ramës, porse format e pushtllëkut të tyre janë fotokopje të njëra-tjetrës.
Paralel me bombat mb Gaza, aty ku nuk ka Hamas, në Bregun Perëndimor, bandat e kolonëve me ushtrinë izraelite nga pas kryenin çdo ditë terror mbi popullsinë palestineze, në të gjitha format. Dhe kur palestinezët reagojnë, vjen kjo që thotë Netanyahu, shpallja e “luftës kundër terrorizmit”.
Edhe Rama në Tiranë, pasi ia ka bërë të gjthë të zezat popullit që udhëheq, kur ky reagon, e shpall “të dhunshëm”.
