Policia sllovake ka parandaluar një masakër të ngjashme me atë që ndodhi në Pragë të enjten, ku një 24-vjeçar vrau 14 persona dhe plagosi dhjetra të tjerë në Fakultetin e Arteve.

Sipas mediave ndërkombëtare një 64-vjeçar ka njoftuar shërbimet e urgjencës se kishte në plan të kryente të njëjtën masakër si ajo që ndodhi në Pragë.

Pas telefonatës 64-vjeçari është ndaluar menjëherë, ndërsa tani do të përballet me ndjekje penale për përhapje alarmi si dhe rrezikon deri në dy vite burg.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re