Kryeministri i vendit Edi Rama ka mundur të sigurojë një ballafaqim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, pas paralajmërimit të Greqisë për të vendosur veto-n kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të Samitit të mbajtur të mërkurën e 13 dhjetorit në Bruksel, Rama është para të ecën prana Mitsotakis, me të cilin duket se zhvillon një diskutim.

Në pamjet e publikuara Rama duket se bisedon me kreun e qeverisë greke, duket qartë tensioni mes tyre.

Sipas Mitsotakis, mos lejimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri të betohet është një veprim që bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës.

Rama dhe Mitsotakis duket se bisedojnë me tone normale me njëri-tjetrin, ndërsa të dy i bashkohen liderëve të tjerë të Europës dhe rajonit për të shkrepur foton familjare në përfundim të samitit.

Megjithatë nuk dihet nëse dy liderët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e situatës, e cila ka krijuar një ngërç diplomatik prej muajsh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re