Skip to content

Paralajmërojnë sinoptikanët: Marsi do surprizojë me motin, priten edhe reshje bore

Paralajmerojne sinoptikanet Marsi do surprizoje me motin priten edhe reshje

Paralajmerojne sinoptikanet Marsi do surprizoje me motin priten edhe reshje

Edhe pse ditët e fundit janë dominuar nga temperaturat e ngrohta, sinoptikanët paralajmërojnë se i ftohti do të na shoqërojë edhe gjatë muajit mars.

Sipas meteoalb, Parashikohet që ky muaj të surprizojë me motin.

“Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.

Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës”, sqarohet në faqen e meteoalb.