Albana Fico, drjetoresha e ISHP-së ka paralajmëruar qytetarët. Në një lidhje me Skype në Report tv, Fico tha se Komiteti Teknik I Eksoertëve nuk do të ngurrojë aspak që të ndërmarrë masa e shtrëngime të tjera, nëse nuk repektohen ati që janë vendosur.

Sipas Ficos, asnjë prej qytetarëve nuk duhet të ngurojë të kërkojë ndihmë nga mjekët.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre. Shifrat e demonstrojnë situatën e vështirë ku jemi. Këto janë masa të mirëmenduara. Të gjithë faktorët janë diskutuar duke u bazuar në faktorë të ndryshëm. Në të gjithë këtë situatë që po kalojmë. Me shpejtësi janë vendosur në funksion kapacitetet testuese dhe ato spitalore. Spitali COVID 4 është gati së bashku me personelin mjekësor. Një apel për qytetarët është që të mos ngurojnë të kërkojnë ndihmën e shërbimit mjekësor. Ka një moment për të qëndruar në shtëpi që e mbështet mjeku i familjes ndërsa ka dhe një moment që duhen shtruar në spital. Nuk do të ngurojmë që të marrim masa të tjera për të kufizuar transmetimin e këtij virusi. Pandemia nuk varet vetëm nga numri i të infektuarve,”- tha Fico.

Deri më tani kufizimi i vetëm është ora 22:00 deri në orën 06:00, fashë në të cilën askush nuk duhet të qarkullojë pa një leje të posaçme. Një tjetër masë është edhe ajo e mësimit online. Universitetet dhe gjimanzet e shkollat 9-vjeçare, pjesërisht marrin mësimin online.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re