Avokati Tomë Gashi ka thënë se ka raportime që ditët në vijim pritet dërgimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë.

Këto deklarata Gashi i bëri në emisionin DPT Te Fidani. “Do të kemi edhe arrestime të tjera, nuk do të ndalen vetëm me 5 arrestime. Po ka lajme që ditët në vijim, pritet edhe dërgimi i zotri Thaçi dhe Veseli”, tha Gashi.

Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.

Rreth dy orë më parë, konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, e konfirmoi edhe Rexhep Selimi, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re