Një ish-komandant i lartë ushtarak ka paralajmëruar se Koreja e Veriut do të jetë në gjendje të lëshojë një bombë bërthamore në Londër për më pak se 18 muaj.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për gjeneralin Richard Barrons, ish komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta, i cili ka vlerësuar se shkurtimet buxhetore të mbrojtjes kanë krijuar ‘rreziqe ekzistenciale’ në Britani të Madhe, të cilat forcat e armatosura nuk do të ishin në gjendje t’i përballonin.
Ai tha se mbrojtja është e financuar pamjaftueshëm në shumën prej 2 miliardë funte në vit dhe se pa më shumë burime ekziston rreziku që thjesht do të përballej me një sulm të huaj.

Ai shtoi: “Ne jemi të mbyllur në një konfrontim të përditshëm me Rusinë, shkrun telegraf. “Ne po shohim Korenë e Veriut, e cila brenda 18-20 muajve të ardhshëm do të bashkojë një raketë bërthamore me një raketë balistike me rreze interkontinentale që mund të arrijë në Londër. Ne nuk mund të merremi me këtë”.
Ai ka dhënë gjithashtu edhe disa vërejtje tjera rreth kapaciteteve të ushtrisë britanike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re