Presidenti i vendit Ilir Meta ka paralajmëruar për një vizitë me dyer të mbyllura në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pa i sqaruar zërat nëse do të shkojë në cilësinë e presidentit, apo të ministrit të Brendshëm (ashtu siç u përfol në media), Meta shtoi se opozita kishte faj për pushtetin që kishte marrë kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Presidenti vlerësoi punën që kryeministri bën për të vënë në vështirësi opozitën e vendit.

MEÇO: Opozita i la fushën e hapur Ramës.

META: Pavarësisht se ka gjithçka dhe të gjithë pushtetet. Ai prapë punon natë e ditë për ta ngushtuar, provokuar, përçarë dhe blerë opozitën. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë e organizuar, pa gjumë, e përgatitur. Në parlamentin e ardhshëm do të shkoj të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Do shkoj pas 25 prillit në cilësinë e presidentit dhe gjithë cilësitë e mia.






Previous article“Mos ta pafsha bojën, kam jetën time”, nëna me vrap në polici pas asaj që zbuloi për vajzën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re