Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se, do të shtojë grupet e inspektimit në kaudër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale theksoi se, do të zgjerohen kontrollet edhe në qytetet që konsiderohen vatra.

Sakaq Manastirliu paralajmëron se nuk do të ketë tolerime për të gjithë ata që nuk respektojnë protokollin e sigurisë.

Statusi:

Nuk mundemi të tolerojmë neglizhencën! Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes, ku ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë!
Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa i përket verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë rregullat!
Sepse shëndeti është i pari!

#COVID19Nuk mundemi të tolerojmë neglizhencën! Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Samedi 4 juillet 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re