Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, u shpreh se drejtësia është e kapur dhe se është nën kontroll të plotë të Edi Ramës.

Ai u shpreh se afera e 5D nuk është gjë fare, ndërsa paralajmëroi se ‘ai i 15 drejtoresha do të jetë një tmerr tjetër’.

“Nga drejtësi e plepave te ramaforma, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARDIT se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për të Tiranës dhe skandalit që shpërtheu “5D”. S’është gjë fare ky i 5D-ve, i 15 drejtoresha do të jetë një tmerr tjetër. Të gjithë e kanë të qartë që është një drejtësi me regji në kontroll të plotë të Edi Ramës”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re