Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 10 vite në pushtet ka shkatërruar vendin, për interesat e mafiozëve.
Nga podiumi para Kryeministrisë, Meta tha se afera korruptive ndërkombëtare me McGonigal derdhi kupën e zemërimit mbarëpopullor.
Meta paralajmëroi se protesta do jetë një rezistencë pa kthim.
Kjo protestë madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Sot është ora për tu përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur e hajdut. Struci i rilindjes që është fshehu nga frika e tmerrshme, nga përballja me të vërtetën me popullin dhe dëmet që i ka shkatërruar. Rama në 10 vite e përdori shtetin për mafiozët. Afera korruptive që ka tronditur mbarë botën, Rama-McGonigal është afera që ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor. Llogaridhënies nuk i shpëton dot edhe pse ka braktisur Kuvendin. AI do japë llogari përt shkatërrimin e Kuvendit dhe për projektligjet e bllokuara të opozitës.
Rama do japë llogari për pengmarrjen e integrimin europian, sepse me veprimet e tij për amnistinë fiskale, pasaportat e arta u është kundërvënë haptas BE. Edi Rama e zëvendësoi procesion e integrimit, në procesin korruptiv. Me ramën Kryeministër, vendi zhytet, ndërsa Kosova përmirësohet me 20 vende në vetëm 2 vite.
