Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pasi mori dozën e tretë, bëri thirrje që të gjithë të vaksinohen.

Rama tha se mund të vijë një moment që nënpunësit do të ndalohen të shkojnë në punë nëse nuk janë ta vaksinuar.

“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen.

Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”, u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re