Sindikatat e sektorit privat kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një grevë të përgjithshme këtë të mërkurë.

 

Demostrata do të zhvillohet në orën 11:00 në qendër të Athinës, ndërsa është bërë thirrje nga sindikatat që të ketë një pjesëmarrje sa më masive.

 

Në grevë janë punonjesit e linjave hekurudhore dhe të porteve.

 

Si pasojë e grevës janë të bllokuara anijet në portet qendrore si dhe linjat hekurudhore. Ndërkohë që pritet që të ketë bllokim edhe të trafikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re