Bojkotohen 76 seanca gjyqesore, paralajmerohet pershkallezim i reagimit

 

Ashtu siç ishte paralajmeruar edhe Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhë i është bashkuar bojktotit të seancave gjyqësore.Avokatet protestuan para ambjenteve të Gjykatës së Lezhës, duke kundështuar harten e re gjyqësore që sipas tyre fut edhe tej në kolaps sistemin e drejtësisë si dhe shton kostot finaciare për qytetaret.

 

Avokatet e Lezhës paralajmerojnë përshkallëzim të reagimin deri në bojkot të masave të sigurisë nëse nuk do të ketë një reflektim në lidhje me harten e re gjyqësore.

 

Bojkoti i avokateve këtë të martë, solli bllokimin e 46 seancave gjyqësore në Lezhë dhe 30 seancave në Kurbin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re