Poliklinika e Fierit ka ndërprerë përkohësisht këtë të enjte shërbimet e vizitave dhe ekzaminimeve për qytetarët.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Të gjithë qytetarët që kanë probleme do të duhet që të komunikojnë me 127 për të marrë më tej udhëzime se si duhet të veprojnë.

Ndërkohë në Dibër, drejtoria e Shëndetit publik ka intensifikuar punën në terren  për sensibilizimin e popullatës në lidhe me masat e reja për mbrojtjen nga koroanvirusi.

Ata kanë shpërndarë broshura si dhe kanë dhënë këshilla duke informuar qytetarët se si të veprojnë për tu mbrojtur.

Përforcim ta masave ka pasur edhe në qarkun e Korçës.

Por pavarësisht masave te marra deri me tani, ne disa qytete, si ai i Shkodrës, qytetarët vijojnë të neglizhojnë thirrjet e autoriteteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re