Policia e Beratit po punon me intensitet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e krimeve, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë javës që kaloi strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat proceduan 18 shtetas për vepra penale të ndryshme, nga këta 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, për veprat penale” Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë”, 1 shtetas është arrestuar për veprën penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, 2 shtetas janë ndaluar pasi ishin shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, janë plotësuar 2 kërkesë – padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje, si dhe janë vendosur 471 Masa Administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.🚷

Policia e Beratit zhvilloi gjithashtu në takimin me temë “Llogaridhënie Publike për Parandalimin e Krimit”, si dhe ka vijuar takimet me nxënës në kuadër të muajit kundër “Luftës së trafikimit të qenieve njerëzore”.

Po ashtu, policia po vijon punën për goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re