Janë të pambarimtë faktorët që mund t’i shkaktojnë një personi sëmundje të zemrës, por pjesa dërrmuese e tyre hyjnë në kategorinë e një stili të keq jetese.

Lajmi i mirë është se trupi juaj shfaq shenja dhe lëshon sinjale paralajmëruese të hershme kështu që ju mund ta kapni patalogjinë në fazat e saj fillestare, ose ta ndaloni plotësisht.

Lexoni më poshtë 10 shenjat paralajmëruese të zemrës, që duhet t’u kushtoni vëmendje:

Dhimbje në krah që përhapet

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa grave u ndodh të përjetojnë të njëjtat dhimbje në të dyja krahët.

Kollitje që nuk pushon

Kollitja mund të vijë për arsye të ndryshme dhe mund të jetë gjithashtu një shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Kollitja e vazhdueshme që përmban gjak është e zakonshme në rastet ku pacienti ka probleme me zemrën.

Këmbë të fryra dhe të ënjtura

Kur zemra juaj nuk pompon mirë, lëngu nga enët e gjakut rrjedh në indet përreth me vështirësi dhe këmbët fillojnë enjten. Kjo simptomë është shumë e zakonshme tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Kushtojini vëmendje të veçantë!

Mungesë e oreksit dhe ndjenjë e të përzierit

Shumë pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës shfaqin mungesë oreksi dhe kanë të përziera. Këto simptomë zakonisht pasohet nga dhimbje barku dhe nëse i përjetoni edhe ju, duhet të vizitoni mjekun sa më parë.

Ankth

Disa studime kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga ankthi ekstrem janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës. Ankthi mund të shkaktohet nga çrregullime të ndryshme, përfshirë çrregullimin e panikut dhe ankthin fobik. Disa nga efektet e ankthit në zemrën tuaj përfshijnë tahikardinë, tensionin e lartë të gjakut dhe uljen e ritmit të zemrës.

Humbja e vetëdijes

Humbja e vetëdijes është shumë e zakonshme tek pacientët me probleme të zemrës. Kjo ndodh kur zemra nuk e pompon gjakun mirë. Nëse ndjeni gulçim telefononi menjëherë mjekun dhe bëni kontrollet e duhura!

Lëkurë e zbehtë

Nuk është një nga simptomat më të zakonshme, por nëse ndodh, kjo është për shkak se gjaku qarkullon me vështirësi. Shoku është arsyeja kryesore për këtë simptomë dhe fytyra shfaqet më e zbehtë se zakonisht. Megjithatë, mund të jeni duke vuajtur dhe nga ndonjë çështje tjetër si p:sh anemia, kështuqë mos kaloni në panik!

Skuqje të lëkurës apo pika të pazakonta

Zbulime të reja kanë filluar të tregojnë se ekzemat dhe herpes futen në listën e faktorëve të riskut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Njerëzit me ekzemë rezeltuan në 48% të rasteve me tension të lartë të gjakut, dhe 29% me nivel të lartë të kolesterolit, dhe personat me herpes rezultuan në 59% më të mundshëm të pësonin një atak kardiak.

Lodhje kronike ose e papritur

Lodhja e cila lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare është në 70% të rasteve një simptomë e shfaqur te gratë, të cilat raportuan një sfilitje të tëjskajshme pak përpara episodit (goditjes në zemër).

Djersitje e pa-arsyeshme

Djersitja e tepërt dhe që vjen nga asgjëja mund të jetë shenja e një problemi me zemrën në të ardhmen e afërt.

Mund të ndodhë në çdo moment të ditës ose të natës, e përsërisim, kjo simptomë është me e përhapur të femrat me tepër se te burrat. Pjesa më ndërlikuar këtu është se kjo ngatërrohet me djersitet gjatë natës apo ditës, të zakonshme te femrat në menopauzë.

Kujtohuni gjithnjë për rregullin e artë: parandalimi është më i mirë se kurimi!

Jepini shëndet zemrës tuaj duke ruajtur një stil jetese të shëndetshëm, shmangni ushqimet e skuqura apo të përpunuara, qëndroni sa më larg të jetë e mundur nga alkooli dhe duhani.

E theksojmë edhe njëherë tjetër se simptomat që listuam mësipër jo detyrimisht janë ato që lidhen me një pacient të sëmur me zemër, pra, mund të ketë dhe të tjera që i mungojnë listës.

E rëndësishme është për Ju që të forconi shëndetin e zemrës tuaj duke u informuar sa më shumë për funksionimin dhe trajtimin e shëndetshëm të saj.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re