Forcat lokale të sigurisë në rrethin Jarablus në veri të Sirisë kanë parandaluar disa sulme terroriste duke lokalizuar pesë bomba gjatë dy ditëve të fundit.

Katër bomba të vendosura në qendër të Jarablus-it, që u pastrua nga terroristët nëpërmjet operacionit “Mburoja e Eufratit” të Turqisë, u shpërthyen në mënyrë të kontrolluar të shtunën para se të dëmtonin civilët.

Të dielën, një bombë tjetër e vendosur nën një automjet civil u gjet falë vëmendjes së forcave lokale të sigurisë dhe u shpërthye.

Forcat e sigurisë janë përqendruar në mundësinë e përfshirjes së grupit terrorist YPG/PKK në sulmet e planifikuara.

Grupi terrorist, që vepron nga Tel Rifaat dhe Manbij, shpesh kryen sulme në Jarablus, Azaz, Afrin dhe al-Bab

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re