FUSHE KRUJE- Ka rezultuar e dështuar tentativa e arratisjes nga burgu i tre të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës. “BalkanWeb” mëson se tre të dënuar për disa grabitje kishin qëndruar ‘tranzit’ në qeli, ndërkohë ka dyshime se ata kanë prerë hekurat e dritares.

Pavarësisht planit për arrati, në këtë qeli janë transferuar disa të burgosur të tjerë, që ishin kryesisht për dhunë në familje.

Po ashtu bëhet e ditur se personat që mendohet se kanë prerë hekurat do të dërgohen në burgje të tjerë, në Drenovë, Burrel dhe Peqin. Sakaq, autoritetet e burgut po hetojnë rreth këtij rasti, për dokumentim e plotë të ngjarjes.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re