Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Laç.

 

Pas  denoncimit të marrë për një shtetas që lëvizte , me armë zjarri me vete, efektivet e Kurbianit kanë organizuar punën, në kuadër të operacionit policor “Gjurmimi” dhe kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

 

Policia arrestoi ne flagrance shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

 

Ai u kap afër banesës së tij, me një armë zjarri pushkë me vetë, të cilën e ka hedhur sapo ka parë punonjësit e Policisë.

 

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë dhe një krehër me 30 fishekë luftarakë në të.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re