Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se në Karabak është parandaluar një provokim i forcave ilegale armene ndaj ushtrisë së Azerbajxhanit.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se forcat ilegale armene në Karabak duke përfituar nga moti me mjegull kryen përpjekje provokuese ndaj ushtrisë së Azerbajxhanit.

Grupet e paligjshme të armatosura armene u detyruan të tërhiqen për shkak të masave të menjëhershme që mori ushtria e Azerbajxhanit.

Në lidhje me ngjarjen thuhet se janë informuar komanda e elementëve ruse me mision të përkohshëm në rajon dhe Qendra e Përbashkët Turko-Ruse.

Ndër të tjera njoftohet se nuk ka pasur humbje jete në mesin e ushtarëve azerbajxhanas dhe se situata është nën kontroll.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re