Me këtë maskë, ju përpos që do të parandaloni rënien e flokëve, do të stimuloni rritjen e tyre edhe do t’i ushqeni ato. Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim.

Mbi të gjitha, u jep flokëve shumë ushqyesë dhe vitamina që janë esencial për rritjen e flokëve.

Ju duhet vetëm një banane dhe tri pika vaj bajamesh.

Shtypeni bananen, shtoni vajin e bajameve dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni këtë maskë në flokët tuaj dhe masazhojeni kokën.

Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë orë. Më pas, shpëlani flokët me ujë dhe shampon, si bëni zakonisht.

Shënim: Maska me banane është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve!

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re