Bashkangjitur fiksimit se më 28 Nëntor, pra Ditën e Flamurit, qeveria e Kosovës do shpallë themelimin e ushtrisë, Beogradi po ushqen dhe paranojën se atë ditë do sulmohen serbët e Kosovës.

Kjo u shfaq gjatë një interviste të Tanjug-ut me  komandantin e sapoemëruar të Bondsteel-it, Roy Macaraeg

Ai u përgjigj në pyetjen se si do të jetë reagimi i KFOR-it nën komandën e tij, në rast të shpërthimit të dhunës kundër serbëve pas shpalljes mundshëm të ushtrisë së Kosovës në Ditën e flamurit shqiptar.

“Në lidhje me votimin mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) më 28 Nëntor, ai është një proces politik. Por ju e dini, nëse kjo ndodh, ne sigurisht do të jemi në gjendje për të reaguar. Pozicioni aktual i KFOR-it është se ka një mandat i cili është në fuqi”, tha Macaraeg.

I pyetur nëse ai kishte marrë udhëzime specifike nga selia e NATO-s për atë çfarë pritet të ndodhë më 28 nëntor, Macaraeg u përgjigj.

“Një përgjigje e shkurtër: Jo”, tha ai.

I pyetur se si do të menaxhojë Bondsteel misionin e ruajtjes së paqes, krejtësisht të ndryshëm në lidhje me funksionin e Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, ku ai ishte inspektori i ngarkuar me një buxhet prej 16 miliardë dollarë, Macaraeg tha se ai ka “përvojë të larmishme.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re