Një i ri me paraplegjik mori fjalën në protestën e gjashtë që po zhvillohet para kryeministrisë.

Ai u shpreh se qeveria ka caktuar shpërblim për shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara vetëm 13.000 lekë ndërsa i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

“Pyete djalin tënd Ramë: a do më Shërbejë djali jot mua për 13000 lekë për një muaj?”

Ky i ri së bashku me shumë të tjerë na kujtuan se asgjë nuk mund të na pengoi nga të bërit gjënë e duhur, të mbështeturit njëri tjetrit e as të kërkuarit llogari ndaj pushtetarëve.

Shpesh heqim dorë nga të përmbushurit detyrat dhe detyrimet tona qytetare duke u justifikuar se po kalojmë situata të vështira ose sepse momenti nuk është i duhuri.

Mijëra qytetarë në shesh na kanë zgjuar gjatë kësaj jave duke nxitur mbarë vendin të protestoi. Një e drejtë që shqiptarët rrallë herë e kanë bërë pa flamuj partiakë.

Paraplegjiku në protestë pyet Ramën: A do më

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re