Biznesmeni dhe pronari i televizionit “Ora News”, Ylli Ndroqi informon se ka paraqitur kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku kërkon rishikimin e vendimit të renditjes së tij në listën e të sanksionuarve.

Dokumentat janë paraqitur këtë të martë së bashku me argumentet përkatëse.

Në këtë kërkesë Z. Ndroqi:

-Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij;

-Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes;

-Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore;

-Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri;

Zoti Ndroqi zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi me DASH-in.

Materiali është dorëzuar konform kërkesave dhe procedurave të parashikuara nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.

Sanksionet e vendosura nga SHBA, reagon Ylli Ndroqi: Vendim i marrë mbi informacione të gabuara, do kërkoj heqjen e emrit nga “lista e zezë”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re