Është paraqitur mëngjesin e sotëm (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme aktori i njohur, Gazmend Paja.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, por me herët aktori është akuzuar nga Partia Demokratike se ka përfituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi.
Vetë aktori asokohe ka pohuar se ka marrë statutin e investitorit strategjik, por theksoi se nuk ka përfituar asnjë cm2 tokë nga shteti.
Në dalje ai ka pasur një komunikim të shkurtër për mediat, ku i pyetur nëse ishte në SPAK si aktor apo si investitor strategji, ai u përgjigj: “Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe dhe pa dashje më mori celularin tim dhe ja solla të tijin dhe ja mora timin. Nuk ja di emrin, ishte rastësi”
Gjithashtu mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK.