Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites.
Pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell dallgëzim 3 ballë.