Skip to content

Parashikimi i motit 11 Tetor 2025/ Kushte të qëndrueshme atmosferike, ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë të shtunë, më 11 tetor, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke sjellë një fundjavë ideale për aktivitete në natyrë dhe udhëtime.

Temperaturat maksimale do të arrijnë 26°C në qarkun e Tiranës.

Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare prej 7 metra për sekondë.

Megjithatë, përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era do të intensifikohet deri në 16 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të mira për lundrim dhe turizëm bregdetar.