Gjatë ditës së sotme vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e vlerave relativisht te larta te presionit atmosferik.

 

Moti parashikohet me kthjellime dhe në pasdite zhvillim të vranësirave hera-heres te dendura,të cilat do të pasohen nga shi i izoluar ne zonat malore lindore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era do të fitoi shpejtësi deri në 7-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 25°Cnë zona e ulëta 15 deri 31°Cnë zona bregdetare 17 deri 29°C

 

Në rajonin e Ballkanit do të ndikojnë masat ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet i kthjellet me vranesira kalimtare në mesditë.

 

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës. Ndërsa në pjesen verilindore te kontinentit masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezente duke sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet te ulet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re