Ditën e sotme, 14 Qershor 2022,moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në lindje dhe ne pjesen qendrore  të territorit kryesisht ne pjesen e dyte te dites.

 

Në relievet malore dhe pjeserisht ne qender ne  orët e mesditës deri në pasdite reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave. Në malësitë e zonës së jugut dhe kryesisht juglindje reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me rrufe dhe breshër.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe intensive dhe shpejtësi deri në 10m/s.

 

Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë

 

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 27°C

në zona e ulëta 17 deri 33°C

në zona bregdetare 18 deri 32°C

 

Pjesa lindore dhe qëndrore e Rajonit të Ballkanit do të ndikohen nga periferia e një qëndre të presionit të ulët pozicionuar në lindje të Turqisë. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive. Vija bregdetare dhe pjesa perëndimore e Ballknait do të kenë mot me diell e vranësira kalimtare si dhe rritje graduale temperaturash në mesditë.

 

Sa i përket kontinentit Europian pjesa perëndimore dhe pjesërisht ajo qëndrore parashikohen me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Vendet nordike, pjesa verilindore parashikohen me mot me vranësira dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re