Për 24 orët e ardhshme moti nis i kthjellët me zhvillime vranësirash në mesditë ,kryesisht në pjesën veriore dhe në zonat malore lindore.

 

Në këto zona gjatë mesditës reshje shiu me intensitet te ulet ne juglindje dhe mesatar ne forme shtrengatash afatshkurtra ne veri dhe verilindje.

 

Era ka fryrë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek. Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 14 deri 27°Cnë zona e ulëta 16 deri 33°Cnë zona bregdetare 17 deri 32°C

 

Në rajonin e Ballkanit do të qarkullojnë masa ajrore të paqendrueshme. Moti do te jete me vranësira dhe reshje ,shtrëngata shiu shoqeruar me shkarkesa elektrike. Përjashtim ben Serbia ku do te kete me teper ore me diell.

 

Në jugperëndim të kontinentit anticikloni i Azoreve do të sjellë mot të nxehtë duke regjistruar temperatura të larta në Spanjë, Portugali dhe në Francën jugore. Pjesa më e madhe e kontinenentit do të ketë mot me diell ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik. Përjashtim do të bëjë pjesa verilindore dhe juglindore e tij ku do të ketë reshje shiu e shtrëngata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re