Ditën e sotme, e premte 24 qershor, do të ketë qarkullim të masave ajrore të nxehta të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë vendin. Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi 1-7m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 18 deri 32°Cnë zona e ulëta 21 deri 38°Cnë zona bregdetare 20 deri 34°C

 

Në rajonin e Ballkanit do të ndikojnë masat ajrore të nxehta të cilat do të sjellin orë të gjata me diell dhe vranësira kryesisht në pjesën veriore të tij. Temperaturat do të mbeten të larta përgjatë brigjeve detare.

 

Sa i përket Kontinentit Europian europa perëndimore, një pjesë e europës qëndrore si dhe pjesa verilindore do të ndikohen nga kushte të paqnëdrueshme atmosferike ndërsa moti parashikohet me intervale kthjellimesh e vranësira deri të dendura. Reshjet e shiut hera herës do të fitojnë në këto vende intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Pjesa jugore e kontinentit parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare si dhe temperatura të larta në vlerat e mesditës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re