Territori shqiptar këtë të premte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Beratit.
Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7ms. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era fiton shpejtësi 7-15 ms. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 3 ballë.
