Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë. Gradualisht në pjesën e parë të ditës reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

 

Era me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 14°Cnë zona e ulëta 8 deri 19°Cnë zona bregdetare 12 deri 19°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re