Skip to content

Parashikimi i motit/ Na pret një vjeshtë e vështirë

“AccuWeather”,
 ka paralajmëruar se vjeshta do të sjellë një situatë të rënduar me
motin në Ballkanin Perëndimor. Sipas kësaj agjencie do të ketë stuhi të
herëpashershme, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, ndërsa më të prekurat do
të jenë Itali dhe Ballkani.

“Stuhi të mëdha goditën vende të
shumta nga Italia në Rumani dhe Greqi përgjatë gjithë verës, dhe të dyja
këto kërcënime do të mbeten shqetësime gjatë muajit shtator” shkruan AccuWeather.

Stuhitë
që do të prodhohen do  sjellin reshje të mëdha shiu, ata do të prekin
të gjithë Evropën Jugore duke sjellë mot të paqëndrueshëm edhe gjatë
muajve tetor dhe nëntor.  

Masa të ftohta ajrit do të vijnë nga lindja dhe veriu në fund të
vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në
Ballkan.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, tha meteorologu Taylor Royce.

Më tej në pjesën e temperaturave theksohet se në vjeshtë do të jenë
të pranueshme, por më pas do të vijne rrymat e ftohta të ajrit. Ndërkohë
që nëntori pritet me temperatura konsiderueshëm të ulëta.