Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti  i masave ajrore me origjinë Kontinentale të cilat po influencojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë dhe Kosovë.
 
Fillimi i javës, 5 nëntor:  moti do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, pra me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të përkohshme.
 
Era do të jetë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 3  lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  vijojnë me rënie.
 
Temperaturat min dhe max:
 
Zonat  malore         10/18°C
Zonat e  ulëta          11/24°C
Zonat  bregdetare   15/24°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re