Këtë të martë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme .

Moti parashikohet të jetë me vranësira si dhe intervale kthjellimi në orët e mesditës.

Dita pritet të nis me reshje shiu të herëpasherëshme me intetnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të humbasin territor dhe intensitet e më pas ndërprerje në të gjithë territorin. Prezencë e mjegullës/ mjegullinës për shkak të reshjeve.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë:Në zonat malore 3° deri 13°CNë zonat e ulëta 5° deri 16°CNë zonat bregedetare 10° deri 17°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re