Skip to content

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

istockphoto 1007768414 612x612 1

Dita e Premte do të shënojë edhe kulmin e kësaj vale afrikane në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin deri në 43 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike, mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Shkodër, Titanë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri pritet të shënojë nga 42 – 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 43°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara të qarkut Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fsot kulmi i vales afrikane temperatura deri ne 43 grade celcius parashikimi i motit per sot 25 korrik 2025%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb