Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë deri në mesditë në zonat e ulëta dhe bregdet, por reshje dëbore në zonat malore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin. Ndërsa reshje të pakëta dëbore të mbeten në zonat juglindore.

Era do të fryjë me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 gradë deri në 16 gradë celcius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re